Raporti për pasaportat e arta, Skëndaj: Rrezik për evazion fiskal, pastrim parash dhe korrupsion (VIDEO)

Raporti për pasaportat e arta, Skëndaj: Rrezik për evazion fiskal, pastrim parash dhe korrupsion (VIDEO)

Kryetarja e komitetit shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me raportin mbi rrezikun e nismës për pasaportat e arta, për të cilat u shpreh se ky proces përbën rrezik për evazioni  fiskal, pastrimin e parave dhe korrupsionin.

Ajo tha se BE e ka ngritur alarmin për këtë çështje që në vitin 2014, ndërsa shtoi se çështja e nënshtetësisë për investitorin mbetet një shqetësim madhor.

Sipas saj, duhet ti besojmë shqetësimeve dhe rekomandimeve të ngritura nga BE, pasi mungojnë filtrat e duhur të kontrollit në vend.

Komiteti Helsinkit po sheh çështje të rëndësishme që janë në fokus të integrimit dhe një nga rekomandimet që ka lënë është sa i përket skemës së pasaportave të arta, KE ka tërhequr vëmendjen ndaj vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare po dhe ato që janë anëtare se skema e pasaportave të arta përben rrezik për evazion fiskal, pastyrimi parave, korrupsioni, sepse duke dhënë shtetësi e një vendi anëtar apo kandidat presupozohet se fitohet shtetësia evropiane nga persona që nuk janë kontrolluar si duhet dhe eksiton rreziku që këta njerëz të fitojnë këtë shtetësi. Nëse kërkohet shfuqizim për këto pasaporta është dhe që të bëhet shfuqizimi për një kategori investitorësh që përbejnë sërish rrezik për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në vijim ajo shtoi se BE çështjen e shtetësisë së investitorit e ka parë nga 2014 dhe deri në 2022 dhe ka një qëndrim të prerë duke kërkuar shfuqizimin e këtyre skemave. Sipas saj, në realitetin shqiptar shtetësia e investitorit parashikohej dhe në ligjin  vjetër.

Çështja e shtetësisë ka qenë një problem dhe në të kaluarën, por në lupën e tashme përbën një rrezik më të madh dhe duket se Shqipëria është në udhëkryq, por nuk ka një tërheqje përfundimtare. Në këtë kontekst pritet një vendim i gjykatës evropiane të drejtësisë sa i përket Maltës e cila e ka në fuqi për gati një dekatë skemën e pasaportës së artë. Risqet janë të njëjta për të gjithë vendet, evazioni fiskal, krimi organizuar dhe nëse një investitor ka lidhje të dyshimta me krimin e organizuar aq më tepër që Shqipëria është një shtet në juridiksionin e kontrollit të rreptë për pastrimin e parave dhe terrorizmit. Kanë qenë këto arsye dhe kemi bërë një analizë të kujdesshme për rrezikun që paraqesin këto pasaporta por duke marrë në konsideratë dhe praktika nga vendet e tjera. Ne duhet të mësojmë nga këto lloj rekomandimesh dhe shqetësime dhe qëndrimi i vendit tonë në udhëkryq momentalisht nuk është diçka pozitive. Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e BE dhe ajo ka qenë e qartë duke kërkuar shfuqizim për këto skema sepse përbën rrezik për krimin organizuar dhe krimit. Dua të theksoj se qëndrimi i partnerëve apo BE është i qartë dhe mendoj se është një këmbanë e mjaftueshme alarmi që të mos shkohet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy