Mbreti i Jordanisë në favor të një NATO në Lindjen e Mesme

Mbreti i Jordanisë në favor të një NATO në Lindjen e Mesme

Mbreti Abdullah II i Jordanisë thotë se është në favor të krijimit të një aleance ushtarake në Lindjen e Mesme, të ngjashme me NATO-n.

Unë do të isha një nga njerëzit e parë që do të mbështeste një NATO në Lindjen e Mesme.

Mbretëria punon në mënyrë aktive me NATO-n dhe e sheh veten si një partner të aleancës, pasi ka luftuar sup më sup me trupat e NATO-s për dekada.

Por vizioni i një aleance të tillë ushtarake duhet të jetë shumë i qartë dhe roli i saj duhet të përcaktohet mirë.

Deklarata e misionit duhet të jetë shumë, shumë e qartë. Përndryshe, i ngatërron të gjithë.

Mbreti jordanez shtoi më tej se krahas bashkëpunimit të mundshëm të sigurisë dhe ushtarakëve, vendet në Lindjen e Mesme kanë filluar të punojnë së bashku për të adresuar sfidat që kanë lindur nga lufta në Ukrainë.

Ky qëndrim i tij u dha në një intervistë me transmetuesin amerikan CNBC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy