
Kryebashkiaku i një qyteti në lindje të Kievit po u bën thirrje banorëve të largohen. "Nuk ka nevojë urgjente për të qenë në qytet për momentin. I bëj thirrje popullatës, tregohuni të zgjuar dhe largohuni nga qyteti nëse mundeni," tha kryetari i bashkisë Boryspil, Volodymyr Borysenko në në Facebook.
Borysenko tha se autoritetet do të ndihmonin me evakuimin e atyre personave që nuk kishin automjetet e tyre, duke shtuar se kishte transferime pothuajse të përditshme në perëndim të Ukrainës, ku sulmet ruse kanë qenë shumë më të ulëta në numër.
Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 10 milionë njerrëz janë larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit të Rusisë, i cili filloi pothuajse katër javë më parë.
Kjo shifër përbën pothuajse një të katërtën e popullsisë së vendit, e cila u llogarit në 44 milionë nga Banka Botërore në vitin 2020.



