Trump dorëzon garancinë prej 175 milionë dollarësh

Trump dorëzon garancinë prej 175 milionë dollarësh

Donald Trump ka vënë një dorëzani prej 175 milionë dollarësh për të pezulluar vendimin për asetet e fryra të kompanive të tij, ndërkohë që vazhdon me apelimet.

Garancia pezullon gjobën e madhe prej 454 milionësh e cila iu vendos për fryrje të aktiveve të kompanive të tij për të siguruar kushte më të mira nga kompanitë e sigurimit dhe bankat.

Pagesa shmang sekuestrimin e aseteve të tij. Nëse apelimet e Trump janë të pasuksesshme, ish-presidentit do t’i kërkohet të paguajë të gjithë gjobën e vendosur ndaj tij.

Trump fillimisht u urdhërua të paguante vendimin e plotë prej 454 milionë dollarësh kundër tij, por një gjykatë apeli tha se ai mund të paguante shumën më të vogël brenda 10 ditëve.

Revista Forbes vlerëson aktualisht pasurinë neto të Donald Trump në 5.7 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy