Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të naftës në vend, duke e cilësuar situatën si një “poshtërsi” dhe duke akuzuar tregun e karburanteve për një skemë që, sipas tij, po grabit qytetarët.
Në reagimin e tij, Braçe thekson se depot e kompanive të karburanteve janë të mbushura prej kohësh, por pavarësisht kësaj nafta po shitet me çmimin e bursës së ditës.
Sipas deputetit, kjo mënyrë funksionimi e tregut krijon një padrejtësi për konsumatorët, pasi çmimi reflekton luhatjet e momentit në bursë edhe kur karburanti është blerë më herët me kosto më të ulët.
Braçe u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për të ndaluar atë që ai e cilëson si një skemë abuzive ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë i deputetit:
NAFTA 198 LEKE PER LITER-KY CMIMI I PASDITES!
25 LEKE PER LITER RRITJE VEC NE NJE JAVE!
NDALENI KETE POSHTERSI!
ESHTE REALISHT POSHTERSI!
DEPOT E TYRE I KANE PLOTE DHE NUK JANE MBUSHUR KETE JAVE KUR CMIMI KA KERCYER NE BURSE!
JOOO!
I KANE IMPONUAR CDO INSTITUCIONI NE KETE VEND NJE SKEME BANALE SIPAS TE CILES KETA KANE MBUSHUR DEPOT EDHE NJE MUAJ ME PARE, POR NAFTEN E SHESIN ME CMIMIN E BURSES SOT!
ESHTE NJE SKEME QE GRABIT BANALISHT CDO QYTETAR!
Nje skeme qe ka bllokuar tregun, kapur tregun, monopolizuar tregun sa koke këta reagojnë te gjithe me te njëjtin çmim ne një pasdite!
Edhe me poshtërsi është kur thonë “he mo se këta prape e blejnë, rritja sa te duash çmimin e naftës, shqiptari pa makine nuk rri dot”!!
NDALENI KETE POSHTERSI!
Boll na imponuan këtë kapitalizmin ku fitojnë veç këta!!”



