Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare bashkëshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha.
Nexhmije Xhuglini lindi në Manastir, në Maqedoninë e sotme të Veriut nga dy prindër shqiptarë. Ajo studioi në Institutin Pedagogjik “Nëna Mbretëreshë”, në Tiranë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo vazhdoi studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në nëntor 1941, aju u bë pjesë e Partinë Komuniste, në atë kohë e sapoformuar, dhe një vit më vonë u zgjodh në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Nacionalçlirimtare Shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u angazhua në Divizionin e Parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Më 1943 ajo u zgjodh në Sekretariatin e Lidhjes së Gruas (Komuniste) të Grave Shqiptare dhe shërbeu si kryetare nga viti 1946 deri në vitin 1952.
Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u martua me kreun e Partisë Komuniste, Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha u zgjodh në Asamblenë Kombëtare në vitin 1948 dhe katër vjet më vonë u anëtarësua në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në vitin 1966, ajo mori drejtimin e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.
Pas vdekjes së diktatorit në vitin 1985, Nexhmije Hoxha u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik. Ajo u detyrua të jepte dorëheqjen nga ky post në dhjetor të vitit 1990, dhe u zëvendësua nga kryeministri Adil Çarçani. Kjo lëvizje do të pasohej pak kohë më vonë me arrestimin dhe dënimin me burg për keqpërdorim të fondeve të qeverisë shqiptare gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha bëri vetëm 5 vjet burg nga 11, pasi përfitoi nga amnisti të ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal.
Në moshën 99-vjeçare, ajo ishte ish-anëtarja më e vjetër e udhëheqjes komuniste.



