Refuzimi i kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi për të pritur përfaqësinë e protestuesve të Mbrostarit ka rritur zemërimin dhe ka shtuar radhët e tyre në ditën e pestë të protestës. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një impianti të plehrave në afërsi të shtëpive të tyre.



