Ish-deputeti i PD, që aktualisht drejton Frymën e Re Demokratike, Sali Shehu, u shfaq dy ditë më parë në institucionin e akuzës. Paraqitja e tij e papritur në SPAK ngriti shumë pikëpyetje, të cilave ai u dha përgjigje në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV.

Shehu tha se vizita në SPAK ishte thjesht kortezi.

Unë u thashë gazetarëve në hyrje dhe në dalje që kam ardhur të përshëndes dhe t’u uroj vitin e ri 2-3 miqve të mi. Ajo rrugë nuk është vetëm e atyre që kanë shkelur ligjin. Mund të shkojnë edhe njerëzit e thjeshtë për t’i mbështetur.

Unë i përkas në historinë time të gjatë një zyrtari persistent që kanë qenë kundër lidhjes së politikës me krimin. Të shkosh atje për të përshëndetur 2-3 njerëz, miq të tutë, nuk është herezi.

Unë në konflikt me ligjin nuk kam qenë asnjëherë. Ligji ka qenë në konflikt me mua, kur jam arrestuar vetëm pse kam marrë pjesë në varrimin e Azem Hajdarit.

Kush ka mizën nën qeleshe, fshihet. Unë isha atje dhe takova të gjithë prokurorët që ishin aty.