
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera herës deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa gjatë orëve të ditës reshjet përgjatë zonave kodrinore – malore do të marrin karakter rrebeshesh shoqëruar me breshër lokal dhe rrufe.
Era do të fryjë në kuadratin verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
|
QYTETET |
Temperaturat në °C |
Sigla |
|
Shkodër |
14/26 |
Diell re |
|
Kukës |
12/25 |
Diell re shi |
|
Lezhë |
13/27 |
Diell re |
|
Dibër |
10/22 |
Diell re shi |
|
Durrës |
15/26 |
Diell re |
|
Tiranë |
15/27 |
Diell re shi |
|
Elbasan |
14/26 |
Diell re shi |
|
Berat |
11/23 |
Diell re shi |
|
Vlorë |
13/23 |
Diell re |
|
Korçë |
9/22 |
Diell re shi |
|
Gjirokastër |
10/24 |
Diell re shi |
|
Sarandë |
12/35 |
Diell re |



