
Reshjet e dëborës kanë rënë këtë të shtunë në rajonin e Bujqizës, ndërsa janë shoqëruar edhe me erë të fortë.
Policia e Bulqizës u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet gjatë natës, ndërsa në rrugë mund të ketë edhe prani të ngricave.
Kujtojmë që dy ditë më parë, një aksident i rëndë ndodhi rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Pishat në Fushë Bulqizë”, ku një mjet tip golf doli nga rruga dhe për pasoj u plagos rëndë drejtuesi i automjeti, por për shkak të plagëve të mëdha dje ndërroi jetë në spitalin e traumës. Shkak për këtë aksident ishte prania e ngricave në rrugë dhe shejtësia e automjetit.



