Arrestimi i shefave të krimit, Cakrani: Policia e Shtetit është një organizatë kriminale (VIDEO)

Arrestimi i shefave të krimit, Cakrani: Policia e Shtetit është një organizatë kriminale (VIDEO)

Më urdhër të SPAK, dy shefa krimesh në detyrë një shef komisariati dhe një ish-efektiv i larguar nga detyra prej vitit 2022 janë arrestuar si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo situatë tregon se pjesa më e madhe e Policisë së Shtetit është e inkriminuar dhe se duhet të ribëhet pasi nuk ka as standardet minimale.

Tregon që Policia e Shtetit është për vete një organizatë kriminale. Prej periudhës kur janë dërguar materialet e EncroChat, Sky dhe Matrix është vërtetuar që Policia e Shtetit ka qenë njësh me krimin e organizuar, trafikun e kokainës, kanabisit dhe kështu me radhë.

Policia nuk është shkëputur dot nga metodat e saj të bashkëpunimit të ngushtë me krimin. Mjafton ti hedhe një sy zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, jo vetëm tani po në kohë, që janë akoma në detyra, jeta e tyre nuk është jetë prej polici, por është jetë luksi.

Policia është në shërbim të krimit të organizuar.

Oficerët e policë nëpër komisariate, apo ato që janë në drejtimin e prokurorisë padyshim që kanë mënyrën e tyre, qasjen e tyre korruptive o vetëm për kanabisin dhe drogën por dhe në lidhje me veprën penale që fshehin prova, japin persona të rreme dhe kjo bëhet në këmbim të parave.

Policia ka probleme të mëdha, duhet të ribëhet se është jashtë çdo standardi. Qoftë të rajonit, Kosovës, Malit të Zi, RMV. Është jashtë çdo standardi minimal.

Sipas Cakranit, ndaj drejtuesit të Policisë në Himarë i cili është arrestuar ka pasur denoncime dhe nga qytetarët.

Një prej këtyre që është arrestuar sot ka qenë drejtuesi i Policisë Kriminale në Komisariatin e Himarës dhe i cili është një person që ka pasur shumë denoncime në Himarë, qoftë për tokat dhe me radhë.

Drejtuesit e policisë në qarqe janë drejtuesit e një mafie, por që është mafie me ligj e mbrojtur nga shteti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy