Covid-19 në 24 orë/ 92 raste të reja, 1 vdekje

Covid-19 në 24 orë/ 92 raste të reja, 1 vdekje

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 92 raste të reja me Covid-19. Gjatë kësaj kohe, në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë është reflektuar si vdekja e vetme nga Covid-19 ajo e aktorit Guljelm Radoja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Statistika (05 maj 2021)

Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 842
Të shtruar në spitale 112
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,851

Testime totale 646,814

Raste pozitive 131,419
Raste të shëruara 113,468
Raste Aktive 15,548
Humbje jete 2,403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13096
Fier 607
Shkodër 370
Durrës 246
Korçë 238
Gjirokastër 242
Vlorë 240
Elbasan 132
Dibër 98
Kukës 96
Berat 95
Lezhë 88

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy