
25 qershorin e çdo viti, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) e ka shpallur si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrificë të madhe në jetën personale dhe familjeve të tyre.

Dita e Detarit u festua për herë të parë në vitin 2011, duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershorin e vitit 2010, në Manila Filipine me anë të një rezolute të pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët (STCW 1978).
Në Ditën e Detarit, njerëzve në gjithë globin u kërkohet të thonë “ faleminderit detarë”, nëpërmjet Facebookut, Tweeter-it, duke postuar video në Youtube, duke diskutuar në Linkedln ose duke shkruajtur gjëra frymëzuese në blog-e të ndryshme.
Duke nxitur ndërveprim në rrjet, synohet të tregohet respekt, vlerësim dhe mirënjohje kundrejt detarëve kudo ndodhen.
Shtrirja e rrjeteve të medias sociale rrit ndërgjegjësimin për rolin jetik që detarët kanë në ekonominë botërore në shumë aspekte, në zhvillimin e qëndrueshëm, duke mundësuar që anijet të transportojnë deri në 90/% të tregtisë botërore në mënyrë të sigurt në mënyrë efikase dhe me ndikim minimal në mjedis.



