Keqtrajtimet ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, vijon të jetë me përmasa shqetësuese. Mjeku psikiatër, Neli Demi thotë se vrasja e tyre është vetëm maja e ajzbergut, pasi gratë përballen me një shoqëri patriakale. Sevim Arbana, kryetare e shoqatës “Në dobi të gruas”, thotë se pavarësisht forcimit të kuadrit ligjor për parandalimin e dhunës, duhet të parandalohet fenomeni.



