
Presidenti në ikje Ilir Meta zhvillon sot një vizite zyrtare ne Republikën e Kosovës, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama dhe lider të partive politike të Kosovës.
Presidenti Meta u prit me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë.
Pas himneve shtetërore, Presidenti Meta pas kalimit para gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës.
Në ora 10:45 të dy Presidentet do të zhvillojnë një konferencë shtypi.



