Të shtëna me armë zjarri në autostradën Laç - Lezhë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në autostradën Laç - Lezhë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në autostradën Laç - Lezhë.

Ngjarja është shënuar në afërsi të Laçit, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur Besim Zeneli, 60 vjeç, i cili ndodhej pranë biznesit të tij në autostradë.

Lidhur me ngjarjen policia tha zyrtarisht se rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij, dyqan fruta-perimesh, që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç - Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi Besim Zeneli, ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy