Në pikëpyetje ekstradimi i Adriatik Llallës

Në pikëpyetje ekstradimi i Adriatik Llallës

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arrestua sot në Romë për llogari të drejtësisë shqiptare. Por rruga drejt ekstradimit të tij drejt Shqipërisë mund të jetë e gjatë, në mos e pamundur.

Përfaqësuesi ligjor i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj, deklaroi për MCN se në bazë të konventës europiane, neni 5 për ekstradimin nuk e lejon ekstradimin e klientit të tij, pasi kjo vepër penale që rëndon mbi klientin, nuk parashikohet në shtetin italian.

Adriatik Llalla është dënuar më 22 shtator 2021 me 2 vite heqje lirie për fshehje të pasurisë për tre raste. Në bazë të vendimit, Llallës i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.

Llalla që ka qenë prokuror i përgjithshëm deri në fund të vitit 2017, është zyrtari më i lartë i drejtësisë në vendin tonë që është dënuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy