Kryeministrja britanike Liz Truss ka thënë se Ukraina “do të fitojë” dhe se asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet të heqë territorin ukrainas.
Deklarata e Truss u bë gjatë fjalimit në konferencën vjetore të Partisë Konservatore në pushtet, në Birmingham.
Populli ukrainas nuk po lufton vetëm për sigurinë e tij, por për të gjithë sigurinë tonë. Kjo është një luftë për liri dhe demokraci në mbarë botën.
Aneksimi i paligjshëm i territorit ukrainas nga Putin është vetëm akti i fundit në fushatën e tij për të përmbysur demokracinë dhe për të shkelur ligjin ndërkombëtar.
Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan një marrëveshje që do të tregtojë tokën ukrainase. Ne do të qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas, sado kohë të duhet.
Ukraina mund të fitojë. Ukraina duhet të fitojë. Dhe Ukraina do të fitojë.



