Dita e 5-të e bojkotit/ Pedagogët paralajmërojnë protestë kombëtare, thirrje studentëve që t’i bashkohen lëvizjes (VIDEO)

Dita e 5-të e bojkotit/ Pedagogët paralajmërojnë protestë kombëtare, thirrje studentëve që t’i bashkohen lëvizjes (VIDEO)

Pedagogët kanë vijuar sërish sot protestën para Universitetin Politeknik, ndërkohë që shënohet dita e pestë e bojkotit të tyre.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, paralajmëroi se të hënën do të zhvillohet një protestë kombëtare.

Ai u bëri thirrje studentëve që të bëhen pjesë e protestës dhe të shpalosin kërkesat e tyre.

Ndër të tjera Kovaçi tha:

Në mënyrë që të rrisim sensibilitetin dhe solidaritetin për realizimin e kërkesave, është vendosur që ditën e hënë në orën 11:00 të jetë një protestë kombëtare universitare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i thërrasim të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për të arritur në një manifest për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve, dekanëve, që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do të mbajnë qëndrim ndaj peticionit dhe mënyrën e realizimit të tij. Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni në dijet e tyre, në mësimnxënie, që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët. Të jemi të gjithë bashkë të hënën, që të optizimizojmë veprimin tonë që të kemi rezultatin e duhur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy