Mijëra subjekte me borxhe/ Radonshiqi: S’ka pasur paketa efikase. Duhet fokus te biznesi sepse ndikon në uljen e papunësisë (VIDEO)

Mijëra subjekte me borxhe/ Radonshiqi: S’ka pasur paketa efikase. Duhet fokus te biznesi sepse ndikon në uljen e papunësisë (VIDEO)

Numri i bizneseve me borxhe tatimore arriti me 34,745 në fund të janarit 2023. Duke komentuar këtë situatë në MCN Live ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi renditi disa nga elementët që kanë rënduar kostot e bizneseve. Ajo vuri në dukje gjithashtu pabarazinë e bizneseve në zonat urbane dhe rurale, dhe mungesën e punëtorëve. Radonshiqi theksoi se paketat për bizneset nuk kanë qenë shumë efikase.

Një tjetër element është rritja e çmimeve të lëndës së parë që e ka bërë produktin shqiptar më të shtrenjtë. Ne kemi një varësi nga importi, sidomos në produktet bujqësore, janë më të shtrenjta se produktet e importit. Ka biznese që i ka rënduar çmimi i energjisë elektrike, karburanti, është një tjetër element që rriti kostot. Rritja e çmimeve ndikon në uljen e fuqisë blerëse. Tjetër aspekt ishte norma bazë e interesit, rritja e kostove të huas solli probleme të kësaj natyre. Biznesi mundohet të bëjë shpenzimet operative për të mbijetuar dhe në fund s’ka para për të likujduar këto detyrimet tatimore dhe ndodhemi në këtë situatë. Shohim edhe një mos barazi mes zonave rurale dhe urbane. Duket sikur në Shqipëri ekzistojnë vetëm qytetet e rëndësishme. Një pjesë e mirë e bizneseve mund të jenë në zonat rurale, ku mungesa e punëtorëve ka bërë që ato të mos prodhojnë, të mos shesin, dhe të mos kenë mundësi të shlyejnë këto detyrime tatimore. Fakti që kanë falimentuar nuk është vetëm falimenti, por kanë edhe detyrime për të shlyer. Emigracioni ndoshta mund të jetë edhe strategji. Nuk ma merr mendja që të jetë një borxh fiktiv”.

Nga pandemia deri tani shohim që biznesi s’ka pasur paketa efikase që të fillojë aktivitetin normalisht. Duhet një fokus te biznesi sepse ndikon në uljen e papunësisë. Nëse këto punonjës largohen nga puna, ulet fuqia blerëse, etj. Një alternativë mund të jetë lënia e një afati kohor për shlyerje me qëllim që ato të vazhdojnë aktivitetin e tyre normal. Amnistia në mendimin tim nuk do ndodhë”.

Duke folur mbi normën bazë të interesit, Radonshiqi tha:

Ne kemi një normë bazë të caktuar, që periodikisht është ndryshuar. Kjo ka efekte pozitive, që ul inflacionin, por edhe ndikim negativ te bizneset, bizneset familjare, te kostot e huas. Shohim që kemi një lloj stabiliteti afatshkurtër. Uroj të mos kemi surpriza, sepse është një instrument që po godet shumë familjet shqiptare dhe biznesin, sepse ka rritur koston e huas”.

Radonshiqi tha se “tregu ka edhe spekulime, prandaj ndonjëherë ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës do ishte mirë, sepse do ndërgjegjësonte tregtarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy