
Presidenti rus Vladimir Putin njofton se Rusia po pezullon pjesëmarrjen në New Start, një traktat strategjik për reduktimin e armëve bërthamore midis SHBA dhe Rusisë.
Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike.
Putin shtoi se Rusia duhet të jetë e gatshme të testojë armë bërthamore nëse një gjë të tillë e bën SHBA-ja fillimisht.
New Start është marrëveshja e fundit e mbetur e armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-së dhe u zgjat për pesë vjet në vitin 2021.
Fillimisht e nënshkruar në vitin 2010, traktati kufizon secilën palë në 1550 koka bërthamore me rreze të gjatë, një numër më i ulët se në marrëveshjen e mëparshme Start.
Putin pretendon se SHBA-të duan të kontrollojnë vetë botën duke thënë se SHBA-ja prishi një strukturë të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Deklarata e Presidentit rus u bë në fjalimin vjetor drejtuar Asamblesë Federale në Moskë.



