Negociatat me Shqipërinë, “Der Standard”:  Rezistenca vjen nga Franca (VIDEO)

Negociatat me Shqipërinë, “Der Standard”: Rezistenca vjen nga Franca (VIDEO)

E përditshmja austriake, “Der Standard”, në një artikull kushtuar hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndalet te pengesa që ngre Franca në këtë proces. Në shkrim thuhet se reforma në drejtësi në Shqipëri është vlerësuar shumë nga Berlini.

“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reformë kaq gjithëpërfshirëse në drejtësi në ndonjë vend të Europës Juglindore sesa në Shqipëri. Për herë të parë, shqiptarët po shpresojnë se korrupsioni më në fund do të luftohet seriozisht, por opozita po përpiqet të minojë reformën në drejtësi. Komisioni Europian e ka vlerësuar progresin që është bërë në këtë reformë. Megjithatë, ka rezistencë mes vendeve të Bashkimit Evropian kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Rezistenca vjen kryesisht nga Franca por edhe nga Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këto dy të fundit ka gjasa të ndryshojnë mendim, është sërish e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të dy kapitujve të parë në samitin e BE-së më 28-29 qershor”, thuhet në shkrim.

Në lidhje me Gjermaninë, gazeta shkruan se edhe pse në CDU e CSU ka deputetë kundër hapjes së negociatave, fjala e fundit i takon Merkelit dhe kancelaria është pro.

Por ekspertët e sigurisë thonë se në BE ka ende më shumë shqetësime për krimin e organizuar, veçanërisht për trafikimin e drogës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy