
Ora e trupit tonë është përgjegjëse për kohën kur zgjohemi, kur shkojmë për të fjetur dhe sesi ndihemi gjatë ditës. Por a e dinit që gjithashtu mund të ndikojë në peshën tuaj?
Deitologët prej kohësh kanë hapur një debat lidhur me kohën kur duhet të ushqehesh gjatë ditës, në mënyrë që të keni më pak të ngjarë që të shëndosheni.
Një studim në Amerikë, ku janë marrë në hulumtim 110 të rritur, nga mosha 18-22 vjeç, ka dokumentuar sjelljen e 24 orëve bashkë me kohën e gjumit, për të parë rutinën e tyre.
U zbulua se pjesëmarrësit me përqindje më të lartë të yndyrës trupore e morën pjesën më të madhe të kalorive ditore pak para gjumit. Duke sugjeruar kështu se një nga faktrët më të rëndësishëm në humbjen e peshës është që të presësh disa orë mes vaktit të darkës dhe gjumit. Kjo i jep kohë trupit që ta tresë ushqimin.
"Ne zbuluam se koha ushqyerjes lidhet me fillimin e melatoninës, një shënues i biologjik për natën tek një person, që shoqërohet me përqindje më të lartë të yndyrës trupore dhe nuk lidhet me kohën kur ushqehesh, sasinë ose përbërjen e ushqimit. Kjo tregon se koordinimi kur konsumoni më shumë kalori mund të jetë më e rëndësishme, sesa orari kur hani në të vërtetë”, thotë autori i studimit, Andrew McHill.
Studimi sugjeron se ushqyerja në bazë të orës trupore individuale luan një rol shumë të rëndësishme në peshën trupore.



