Dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar me iniciale R. B. ka rënë në prangat e policisë pasi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Burrel, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”. Dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Burrel, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe mbante armë zjarri në banesë, në Burrel, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit R. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 25-vjeçari dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në fshatin Fullqet, Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy