Publikohet fotografia e Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Publikohet fotografia e Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë realizuar mbrëmë një takim në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.

Aty kanë marrë pjesë Presidenti Filip Vujanoviç i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev.

“Sonte ne patëm një sesion pune me liderët e 6 partnerëve të Ballkanit Perëndimor në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork për ta avancuar më tej punën rreth integrimeve evropiane të të gjitha rajonit”, thuhet në njoftim.

“Ne rikonfirmuam mbështetjen e paekuivoke të Bashkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, e cila është shprehur së voni në të dy nivelet në Këshillin Evropian, si dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean - Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor 'Gjendja e Unionit' në fillim të këtij muaji. Në përputhje me këtë zotim, BE-ja është duke e forcuar përkrahjen ndaj të gjithë partnerëve drejt arritjes së objektivave realiste, në mënyrë që progresi i tyre do të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thekson BE-ja në njoftimin e lëshuar sot.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy