Nga Nertila Dosti
“Shqipëria nuk është target i organizatave terroriste, por autoritetet shqiptare duhet të jenë vigjilente” kështu është shprehur eksperti i sigurisë dhe deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu në një intervistë për Tema Tv teksa ka komentuar sulmet e fundit terroriste në Bruksel. Sipas Ndreut kudo në Europë ekziston një klimë paniku, ndërsa qytetarët janë të pasigurtë.
Eksperti i sigurisë thekson se vendet e Europës duhet të forcojnë bashkëpunimin mes tyre për të parandaluar ngjarje të tilla.



