Policia e Shtetit strehon 76 persona nga i ftohti siberian

Policia e Shtetit strehon 76 persona nga i ftohti siberian

Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit iu ka ardhur në ndihmë në të gjithë vendin shtetasve të pastrehë, ndërmjet tyre gra dhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga të ftohtit.

Policia e Shtetit në shërbim të komunitetit, e veçanërisht në shërbim të atyre në nevojë, në të gjithë vendin iu ka ardhur në ndihmë 76 shtetasve të pastrehë.

Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar  duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetare të pastrehë.

Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambientet e Komisariateve të  Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve dhe konkretisht:

Në Shkodër  4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 shtetas.

Policia e Shtetit do jetë përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy