
Rritja e çmimeve të produkteve në vend dhe jo vetëm, për pedagogun e energjisë, Gent Beqiri, do të vazhdojë edhe më tej.
Beqiri, tha përmes skype, në edicionin e sotëm në “MCN live”, se kjo nuk do të jetë një periudhë e shkurtër meqë vendi varet nga produktet e importit, e shumë pak nga prodhimet vendore. Për të, potencialisht do të ketë edhe mungesë të furnizimeve me produkte që vijnë nga importi.
Krahas rritjes së çmimeve, potencialisht do të kemi edhe mungesë në furnizim me produkte ushqimore. Nuk ka vend për panik, porse duhet të përpiqemi të kuptojmë situatën, kjo nuk do të jetë për një periudhë të shkurtër kohore, por do të zgjasë në kohë.
Pandemia solli rritje graduale të çmimeve, pra kosto më të lartë, gradualisht kaluam në një buxhet të fokusuar në nevojat bazë. Ndërkohë që tani flasim për rritje të vazhdueshme, vendi prodhon pak dhe ne varemi nga produktet e importit, porse duhet te jemi të ditur se është e vështirë për të bërë një parashikim.
Për ekspertin ekonomik Beqiri, produktet e grurit dhe vaji do të vijojnë të jenë për një kohë të gjatë më çmime të larta.
Pra, nuk është se jemi vetëm ne dhe gradualisht duhet të gjenden rrugë të reja furnizimi ose koordinimi për marrjen e produkteve bazë.
Duhet ndikuar në uljen graduale të çmimeve duke stimuluar prodhimin vendas.
Por prodhimet e grurit dhe vajit, mund të ketë në vijimësi çmime të larta, sepse vendet qe janë afektuar nga lufta në Ukrainë, përbejnë ¼ me këto produkte, por për ne mund të kushtojnë edhe më shumë dhe normalisht derisa të gjenden mundësi alternative, çmimet e tyre do të vazhdojnë të mbesin të larta.



