Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se me në pjesën dërrmuese të rasteve po lirohet hapësira ajrore dhe jo hapësira tokësore pasi karriget vijojnë të zënë të njëjtën hapësirë që zinin dhe para se të ndërmerrej aksioni.
Sipas Telitit, fillimisht duhet të mbajnë përgjegjësi strukturat shtetërore që kanë lejuar ndërtimi e këtyre objekteve.
Patjetër që duhen liruar, nuk ka njeri kundërshtim në këtë pjesë, por përse u lejuan?
Sepse në fund të ditës janë investime, dikujt i ka rënë shpatulla të ndërtojë atë strukturën atje, dikush ka marrë një ryshfet për ta lejuar zënien e hapësirë publike. Po kush është ai dikush? Strukturë shtetërore! Dikush e ka parë se ne lëvizim rrugëve të Tiranës, i shohim cilat janë hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive, dukëm, përtej standardeve normale urbanistike. Pse nuk reagonin deri dje duke i lënë, ne e dimë shumë mirë se pjesa dërrmuese e tyre ka paguar dhe para duke i lënë madje për të marrë atë lejen e pjesshme, ose për ta zhvilluar pa leje fare. Si është e mundur që u lejua, u hodhën dhe mijëra euro.
Ishin zënie abuzive, por nuk duheshin lejuar që në plan të parë. përgjegjësia fillestare është kush e lejoi zënien e hapësirës publike.
Në pjesën dërrmuese të rasteve është se po lirohet hapësira ajrore dhe jo hapësira tokësore. Ne jemi njerëz, ecim, nuk fluturojmë. Çfarë pune me prish mua çadra lart, më prishin punë karriget, janë hequr vazot me lule , xhamat por nuk janë hequr karriget. Po e njëjta hapësirë është e zënë dhe sot.



