Berisha në Elbasan: Pagat e mësuesve 1500 euro në fund të mandatit tim të parë

Berisha në Elbasan: Pagat e mësuesve 1500 euro në fund të mandatit tim të parë

<p>Në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Elbasan, kreu i PD-së, Sali Berisha, premtoi rritjen e pagave të mësuesve dhe digjitalizimin e sistemit arsimor. &nbsp;Berisha tha se në fund të mandatit të parë, paga e mësuesve do të jetë 1500 euro.</p> <p>“Jua premtoj këtë nga ky qytet, djep i arsimit. Mësuesit nuk do të largohen për mungesë orësh nga sistemi arsimor,” tha Berisha.</p> <p>Berisha tha se politikat arsimore që do të ndërmerren gjatë mandatit të parë do të synojnë reduktimin e numrit të nxënësve në klasat e mbingarkuara dhe tabelat digjitale do të vendosen në të gjitha shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, si pjesë e një procesi të thellë digjitalizimi të sistemit arsimor.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy