Meta flet për herë të parë nga SHBA për rastin e Xhisiela Malokut dhe marrëveshjen me Greqinë

Meta flet për herë të parë nga SHBA për rastin e Xhisiela Malokut dhe marrëveshjen me Greqinë

Për rastin e Xhisiela Malokut e cila ka hapur një konflikt të ri në politikën shqiptare ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka folur për herë të parë për Zërin e Amerikës, duke theksuar se nuk ka amnisti për dhunuesit e familjes. 

Ai u shpreh se çështjen po e ndjek stafi i tij me në krye këshilltarin për siguri kombëtare Bari Shaqiri dhe qëndrimin e tij do ta japë pasi të marrë një informacion më të  plotë.

"Unë jam shprehur qartë në këtë çështje dhe e kam bërë të qartë se sa kohë do të jem në këtë pozitë nuk do të favorizoj asnjë amnisti apo falje për çdo person që ushtron dhunë në familje. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim. Rasti konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por me çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare Bari Shaqiri. Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm", tha Meta.

Gjithashtu,  presidenti Meta deklaroi se rasti i Xhisielës është një “Odise”, e cila kërkon transparencë dhe seriozite në hetime. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Shoqërisë Civile, e cila sipas kreut të shtetit kaluajtur rol të madh në denoncimet e dhunës në Shqipëri.

"Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepëruar me akuza politike. Ajo që unë do të nënvizojë, përvec rëndësisë që Prokuroria dhe vetë drejtuesit e policisë duhet të ndërmarrin hapat dhe të sqarojnë momentet e kësaj "Odiseje", në mënyrë më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jenë të bashkuar për të ndricuar këtë cështje në interes të së vërtetës", theksoi Meta.

Presidenti foli edhe për negociatat me Greqinë, ecurinë e të cilave deri më tani e vlerëson me nota pozitive.

"Kam bërë gjithçka, me Ramën kemi pasur dakordim të plotë, kemi pasur disa mosmarrëveshje me Bushatin për këto çështje dhe i kam bërë të qartë Ramës, që nëse është i bindur që të finalizohet një marrëveshje e tillë do të ketë autorizimin tim”, u shpreh Meta.

Por përveçse autorizimit nga Presidenti i vendit, Meta ka një kusht akoma edhe më jetik për ecurinë e këtij procesi.

Ramës i kam bërë të qartë, që është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese, pasi në të kundërt nuk do i shërbente zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje”, theksoi Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy