
Një vendim i cili lë vend për diskutim, është ai i publikuar së fundmi dhe ka të bëjë me procedurat e dhënies së shtetësisë shqiptare.
Koncensioni më i fundit ka të bëjë me dhënien koncension te privati, të procedurave të shtetësisë e cila në vetvete është një e drejtë kushtetuese dhe e pa delegueshme nga shteti.
Vendimi i qeverisë mban datën 29 korrik dhe në të thuhet se dhënia me koncension bëhet me propozim të ministrit të Brendshëm (Bledi Çuçi).
Më konkretisht vendimi ka të bëjë me procedurat për dhënien e shtetësisë shqiptare, ndonëse nuk dihet saktësisht se në cilën pjesë konsiston.
Kjo pasi shtetësia shqiptare fitohet me lindje; origjinë; lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë; natyralizim dhe birësim.
Ndërkohë vendimi i fundit, i denoncuar nga gazetari i MCN, Klodian Tomorri, lidhet vetëm me procedurat dhe jo në thelb me aktin e dhënies së shtetësisë.



