Rusia kundërpërgjigjet: Do të dëbojmë diplomatët e vendeve që kanë dëbuar tanët

Rusia kundërpërgjigjet: Do të dëbojmë diplomatët e vendeve që kanë dëbuar tanët

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka njoftuar se Moska do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh nga vendet që kanë larguar nga shtetet e tyre diplomatë rusë, pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani.

Lavrov ka thënë se ambasadorit amerikan në Rusi, Jon Huntsman, i është bërë thirrje nga Ministria e Jashtme dhe është njoftuar se Rusia do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë ndaj vendimit të SHBA-ve për të dëbuar 60 diplomatë rusë.

Lavrov ka thënë se Rusia do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Petërsburg, në përgjigje të vendimit amerikan për të mbyllur konsulltën ruse në Siatëll.

Lavrov ka thënë se Rusia do të marrë hapa të ngjashëm edhe me vendet e tjera që kanë dëbuar diplomatë rusë gjatë kësaj jave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy