“Klement Balili ndodhet në Shqipëri”

“Klement Balili ndodhet në Shqipëri”

Ditën e djeshme, policia ka kryer një operacion për të arrestuar Klement Balilin, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit. 200 forca policore kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e tij, por por pa e gjetur personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Megjithatë, gazetari Artan Hoxha thotë se ai ndodhet në Shqipëri. “Klement Balili, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ gjendet në Shqipëri”, është shprehur gazetari i “News 24” në emisionin “Kjo Javë”.

“Nuk ka patur informacion të saktë se ku mund të ndodhet Klement Balili, por janë filtruar zonat ky dyshohet se ai mund të ishte. Pati dyshime se ai ndodhej në jug të vendit. Për shumë kohë ai ka qëndruar në Tiranë. Ka patur një moment në 16 tetor, ku u tha se ai ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Tushemisht drejt Maqedonisë, me dokumente të falsifikuara. Por kjo gjë nuk është verifikuar. Janë bërë 4 tentativa për ta arrestuar Balilin, por kjo nuk është arritur. Me akuzat e bëra nga PD, Klement Balili dha dorëheqjen e tij nga detyra si drejtor i Transportit në Sarandë, dhe në atë kohë Ministri i Drejtësisë tha se kjo u bë për t’i hapur udhë hetimeve. Shumë kohë pas kësaj nisën operacionet për kapjen e tij. I pari operacion është zhvilluar në verë, gjatë kohës kur ka qenë piku i turistëve në Sarandë. U tentua të arrestohej, por operacioni dështoi, pasi ai u informua. Operacioni i dytë është bërë diku rreth datës në 20 tetor. U dërgua skuadra speciale nga Tirana për të mos patur dekonspirim të operacionit, por në momentin kur u ngrit prita, ai la makinën dhe u largua. Në mjetin e blinduar ai la celularin për të shmangur arrestimin. Tentativa e tretë u bë tre ditë më vonë. Pati informacion se ai do të ishte në një stadium ku luante Delvina. Duke përfituar nga fakti se në stadium ka shumë njerëz, aty u dërgua sërish nga Tirana skuadra speciale, e kamufluar si tifozë, civilë. Por ai nuk shkoi në stadium. Pas ndeshjes është kontrolluar makina e kryetarit të bashkisë, por ai nuk u gjet. Tashmë, ditën e sotme ka nisur operacioni i katërt, por Balili ende nuk është arrestuar”, tha Artan Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy