Skënderbeu ka dalë i humbur në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Serbi kundër skuadrës së Partizanit të Beogradit.
Ekipi shqiptar nuk arriti dot që të përsërisë historinë që bëri Flamurtari, pasi u mposhtën me rezultatin e pastër 2-0.
Një humbje që tashmë shuan shpresat e skuadrës shqiptare për tu kulaifikuar për më tej në fazën tjetër të kompeticionit të “Europa League”.
90-të minutat e ndeshjes u mbyllën të qeta pasi nuk u krijua asnjë incident në shkallët e stadiumit duke mos u përsëritur ndeshja e tre viteve më parë mes kombëtares serbe dhe shqiptare.
I pari që hapi serinë e golave për skuadrën e Partizani të Beogradit ishte mesfushori Tosiç në minutën e 39-të të pjesës së parë duke realizuar një gol spektakolar përmes një goditje dënimi duke mos i dhënë asnjë shans portierit Orges Shehi të reagojë.
Goli i dytë erdhi në minutën e 66-të falë një gabimi fatal të Sabien Lilajt që gaboi në kthimin e topit, që u përfitua nga ana e lojtarit serb Ozegovic dhe dhuroi një asist për Tawamba, i cili me portën e boshatisur e dërgoi topin në fund të rrjetës.
Skënderbeu u mundua të reagojë, por nuk arritën dot që të shënonin ku u ndalën mrekullisht në disa raste nga ana e portierit Stojçkov.
Vlen të theksohet se pavarsisht disfatës korçarët dhuruan një paraqitje dinjitoze.
Pas kësaj humbjeje bardhekuqtë renditen në vendin e fundit me dy pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani i Beogradit mban vendin e dytë me pesë pikë.
Ndeshja e rradhës në “Europa League” për Skënderbeun do të jetë kundër Dinamos së Kyevit në “Elbasan Arena” që do të luhet pa praninë e tifozave për shkak të dënimit që është marrë nga ana e UEFA-s.
Goli i parë i shënuar nga Tosiç.
Goli i dytë i shënuar nga Tawamba.



