Zbardhen detaje tjera nga aksioni i policisë ditën e djeshme ku janë sekuestruar në portin e Durrësit 450 kg kanabis sativa.
Droga kishte destinacion Italinë dhe ishte fshehur në të gjitha këmbët e arkave bosh me të cilat ishte ngarkuar kamioni.
Policia filloiprocedim penal për një shtetas dhe shpalli në kërkim dy të tjerë. Skaneri zbuloi ngarkesën
“Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip Scania me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801, me drejtues shtetasin Sh.J. , pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner. Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Filloi proçedimi penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit:
Sh. J. 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi I mjetit.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
A.R. 24 vjeç, banues në Tiranë;
E.S. 28 vjeç, banues në Tiranë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.



