Rama: LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë, Meta të kthjellohet

Rama: LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë, Meta të kthjellohet

Kryeministri Rama mblodhi sot për herë të parë deputetët e rinj të Partisë Socialiste. Ai i falënderoi të gjithë socialistët për votën që i dha PS-së fitoren më të thellë në 25 qershor. “Faleminderit 12 udheheqesve te qarqeve, morem rezultatet qe sipas meje me shume gjase nese ata qe u larguan nga ministrite nuk do ishin larguar. Faleminderit Gramozit, dhe nje per nje gjithe te tjereve qe drejtuan me fryme skuadre duke dhene shembullin e mire, te gjithe deputeteve te zgjedhur qe mbulon çdo zone me perkushtim dhe me aftesi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk ngurroi të falënderojë edhe Ilir Metën si aleat i mandatit të parë, por i kujtoi se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.

 “Falënderoj Ilir Metën, jo se i çoi punët në dreq, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”, tha Rama. Sipas tij, “LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë nga qeverisja nuk duhet ta damkosë pa hyrë në zyrë figurën e presidentit të zgjedhur”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy