SHBA paralajmëron Europën se Rusia mund të planifikojë të pushtojë Ukrainën

SHBA paralajmëron Europën se Rusia mund të planifikojë të pushtojë Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatët e tyre në Bashkimin Europian se Rusia mund të jetë duke planifikuar pushtimin e të gjithë territorit të Ukrainës. Në këto rrethana Uashingtoni po monitoron nga afër rreshtimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Autoritetet ukrainase kanë vendosur që të dërgojnë 8,500 trupa ushtarake shtesë në kufirin lindor si kundërpërgjigje. Putin ka zhvendosur aty më parë rreth 100 mijë ushtarë, por edhe tanke e artileri të rënda, pa asnjë paralajmërim.

Rusia po sheh mundësinë e aneksimit të pjesës lindore të Ukrainës që sundohet nga militantet pro saj, njëlloj si bëri me Krimenë në vitin 2014. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i hodhi poshtë si të pabazuara këto raportime.

Mundësia e pushtimit të Ukrainës nga Rusia do të ishte një shkëndijë aq e madhe sa edhe për të nisur një Luftë Botërore. Për këtë arsye, drejtori i CIA-s, Bill Burns, është takuar personalisht me Presidentin rus, Vladimir Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy