
Të realizosh videoklipe muzikore apo reklama me figurat më të njohura të botës së shoëbiz-it shqiptar është një punë që kërkon përkushtim, profesionalizëm dhe shumë durim.
Kështu e përshkruan profesionin e tij Ivi Zhulla, një ndër videografët më të kërkuar në treg, i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Zhulla ndau me publikun prapaskenat e videoklipeve, reklamave dhe xhirimeve të dasmave, duke treguar si funksionon kjo botë “përtej kamerës” dhe si shpërblehet puna e tij.
Normalisht, pagesa është ajo që të motivon të punosh më fort. Kam xhiruar me shumë VIP-a, dhe puna me ta është gjithmonë e veçantë. Por ndonjëherë ndodh që të jenë tepër kërkues, sidomos vajzat.
Ka raste kur rrinë mbi kokë gjatë xhirimit dhe thonë: ‘ky profili nuk më del mirë’, ‘duhet ta bëjmë sërish’, është pjesë e profesionit dhe duhet ta pranosh.
Jam aktiv edhe në xhirimet e dasmave dhe eventeve private, që sipas tij janë më të qëndrueshme financiarisht.
Në dasma fiton më shumë se në kinematografi. Kam punuar si montazhier në tre filma artistikë, por njerëzit nuk preferojnë shumë dramat, më shumë shkojnë të shohin komeditë. Nga filmi nuk fiton shumë, ndërsa në dasma dhe klipe paguhet më mirë.
Sa i përket çmimeve në treg, Zhulla zbulon se realizimi i një videoklipi muzikor kushton varësisht nga kërkesa.
Videoklipi muzikor kushton mesatarisht rreth 3,000 euro, ndërsa projektet me produksione më të mëdha arrijnë deri në 4,000 euro, dhe në Kosovë mund të shkojnë edhe deri në 10,000 euro.
Është një punë që kërkon orë të gjata, kreativitet dhe durim.
Për çdo klip apo reklamë, qëllimi është të sjellësh diçka të veçantë, që të mos ngjajë me askënd tjetër.



