
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë maroken vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijës 5-vjeçar.
Krimi ka ndodhur në rrugën “Romagnosi” në Seregno, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Të dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5 vjeçar, nuk kanë jetuar së bashku, pasi prej dy muajsh kanë pasur probleme.
Autori ka rrëfyer në polici krimin makabër, pasi i është drejtuar vetë komisariatit të policisë, raportojnë mediat italiane.
Ndonëse gruaja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.



