Rusia i kërkon NATO-s të largohet nga Europa Lindore

Rusia i kërkon NATO-s të largohet nga Europa Lindore

Rusia ka kërkuar garanci ligjore të detyrueshme që NATO do të heqë dorw nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainën si një ndër kërkesat mbi çështjen e sigurisë që dëshiron t’i negociojë me perëndimin.

Në listën e kërkesave të Moskës ishin edhe element të tillë si një veto ruse për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kërkesë që perëndimi e ka përjashtuar si mundësi.

Më herët gjatë kësaj jave Rusia ka kërkuar të këtë bisedime edhe me SHBA për të cilat kjo e fundit u shpreh e hapur por në këtë tryeze bisedimi edhe Amerika do të shpreh shqetësimet e saj.

Moska dorëzuar dy projekt-marrëveshje të hartuara nga diplomatet e saj për të cilat SHBA është shprehur skeptike duke thënë se këto janë kërkesa të papranueshme deri në këtë moment pasi në përmbajtjen e tyre janë elemente kyç që NATO dhe Aleatet Europian nuk do t’i pranonin.

Zyrtaret Amerikan kanë thënë se SHBA do t’i përgjigjen Moskës javën e ardhshme pas bisedimeve edhe me aleatet e tyre perëndimor.

Prej kohesh perëndimi ka ngritur shqetësimin mbi një sulm të mundshëm Rus ndaj Ukrainës ku janë paralajmëruar sanksione të forta ndaj Moskës në rast se vepron.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy