Kreditë te “Final” dhe MCA/ Prokuroria heq nga sekuestroja mijëra llogari bankare të qytetarëve

Kreditë te “Final” dhe MCA/ Prokuroria heq nga sekuestroja mijëra llogari bankare të qytetarëve

Në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri është hequr sekuestroja për mijëra llogari bankare që u përkasin qytetarëve që kanë marrë kredi te dy shoqëritë “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

MCN TV ka siguruar vendimin që mban datën 26 gusht, ndërsa lirimi i aseteve financiare të qytetarëve është kryer në fund të këtij muaji. Në një shkresë që mban firmën e drejtueses së seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, vendimi u është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

Kujtojmë që sekuestrot ishin vendosur nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy institucionet mikrofinancare që akuzohen për mashtrim e zhvatje të qytetarëve. Ende s’ka përfunduar çështja penale ndaj administratorëve të dy shoqërive kredidhënëse.

Në shkresën e organit të akuzës drejtuar bankave të nivelit të dytë, për dijeni edhe Bankës së Shqipërisë, thuhet:

"Në këto kushte me qëllim që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve, në zbatim të neni 600 i Kodit të Procedurës Civile, dhe Udhëzimin me Nr 2, datë 27.03.2014 "Për Mënyrën e Ekzekutimit të Detyrimeve mbi Shumat e Llogarive Bankare", kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve( individëve), nga përmbaruesit të cilëve u është hequr liҫensa dhe për të cilët jeni njoftuar zyrtarisht( nga Ministria e Drejtësisë), që ka të bëjë me urdhërat e ekzekutimit të lëshuara për llogari të shoqërive Micro Credit Albania, me NUIS L41729001H, dhe “Final" me NUIS K81311012P."

Lista e emërave të qytetarëve që do t'u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet në hard copy dhe në mënyrë elektronike me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy