Susaj: Degët mbyllen nga politikat e gabuara, jo se s’i duan studentët. “Kancer” nepotizmi e korrupsioni (VIDEO)

Susaj: Degët mbyllen nga politikat e gabuara, jo se s’i duan studentët. “Kancer” nepotizmi e korrupsioni (VIDEO)

Pedagogu  i Universitetit Bujqësor të Tiranës Lush Susaj duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se degët e universiteteve nuk mbyllen ngaqë nuk i do rinia, por për shkak të politikave të gabuara dhe ndërhyrjes nga lart. Susaj vuri në dukje se “kanceri” brenda universiteteve e ka emrin “nepotizëm dhe korrupsion”.  Sa i takon Universitetit Bujqësor Susaj tha se nuk ka degë që rrezikojnë mbylljen, sepse janë jetike dhe sjellin mirëqenie e dinjitet. Ai sheh si më të rrezikuara degët e mësuesisë. 

Unë jam mësim në Hortikulturë. Këtë vit për fat të mirë nuk mbyllet asnjë degë, është lajm i mirë. Dua të theksoj faktin, nuk janë mbyllur degë të universiteteve, por i mbyllën ligjet, VKM-të dhe ndërhyrjet brutale nga lartë, të politikës, stafeve nepotike. Vjet na u mbyll Hortikultura. E gjithë Republika ka nevojë ulëritëse për agronomë, veterinerë. Në UBT u mbyll Hortikultura ndërkohë që studentët shkonin në Tetovë. Na i mbylli ndërhyrja nga lart, mungesa e demokracisë studentore, mungesa e diskutimit për profesionet. Në raport me vitin e kaluar kjo degë sivjet ka 14 studentë të regjistruar. Si e mbush Universitetin e Elbasanit dhe të Vlorës me Infermieri, dhe godet mësuesinë. Dy gjëra janë të papranueshme për çdo mësues, profesor dhe prind, askush s’mund të ankohet për rininë. Nuk është se degët s’i kërkon rinia, por rininë e ke masakruar, mbaro 5 vjet shkollë futu në portal dhe paguaje me 600 mijë lekë!

Në rast se nuk ndryshojnë politikat zhvillimore në degët që japë unë s’mbyllet asnjë degë, sepse janë degë jetike, sepse profesioni ynë s’të lë kurrë par mirëqenie dhe dinjitet. Degët e mësuesisë do jenë shumë të rrezikura. Por jo se nuk i do rinia, por i mbyllin me politika të gabuara. Është jetike, kam qenë pjesë e Procesit të Bolonjës, nuk u pa se cilat janë benefitet e këtij procesi. Nuk u përdor për t’i konsoliduar universitetet në konsilidimin e traditës së tyre më të mirë, por për të krijuar departamente për taraf.

Unë kam mbi 6 vjet kam ngritur problemin, o vëllezër hajdeni të riorganizojmë Fakultutetin e Bujqësisë minimumi siç kanë qenë në vitin 1991. E masakruam rininë, e ulëm reputacionin përtokë, dhe këtë na i treguan rankimet ndërkombëtare. Protesta e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë është e pastër, e drejtë, janë ndërruar rregullat në mesin e lojës, është futur një ligj nga lart, tipik marksist, pa u konsultuar me studentët. Nuk është e vërtetë që shqiptarët duan të ikin, shqiptarët po i dëbojnë përmes mizeries. Universiteti i Tiranës është 1300 vende poshtë atij të Prishtinës. Kanceri e ka emrin nepotizëm dhe korrupsion”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy