Reforma në drejtësi, Lu: Jam dakord me Berishën për “Venecian”

Reforma në drejtësi, Lu: Jam dakord me Berishën për “Venecian”

Ambasadori amerikan, Donald Lu, thotë se ligji i vetingut do të bëjë të mundur luftimin efikas të korrupsionit në nivele të larta. Në simpoziumin kundër korrupsionit, sot paradite, Lu u shpreh se opinioni i Komisionit të Venecias ofron një bazë solide për reformën në drejtësi. Diplomati amerikan tha se në këtë pikë bie dakord me ish-kryeministrin Sali Berisha.   

“Gjatë këtyre 3 diteve simpozium, ju keni dëgjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve ai nuk u luftua nga të huaj, por prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve. Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët. Por si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të jenë vlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokuroret vetë të pastër do përzgjedhin anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë dhe kjo do përzgjedhë SPAK, dhe prokurorët e lartë të SPAK do përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Është bërë shumë kujdes pë të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe është i izoluar nga trysnitë politike. Gjithashtu kjo do kërkojë që populli shqiptar ta vëzhgojë këtë proces me kujdes që të sigurohet që asnjë politikan, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi. I jemi mirënjohës komisionit të Venecias për këshillat e urta. Jam dakord me doktor Sali Berisha që ka thënë se opinioni i komisionit të Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson që të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të komisionit të Venecias. Kam besim në mencurinë e popullit shqiptar, është i zgjuar dhe i paepur, eshte i lodhur nga korrupsioni në këtë vend”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy