Pavrësisht variantit të ri të koronavirusit që qarkullon në Britaninë e Madhe, autoritetet pritet të miratojnë pas Krishtlindjes vaksinën AstraZeneca e cila do të jetë e disponueshme për birtanikët.
Prodhuesi britanik i barnave ‘AstraZeneca Plc’ i tha Reuters të martën se vaksina e saj duhet të jetë efektive kundër variantit të ri të koronavirusit, duke shtuar se studimet ishin në proces për të hetuar plotësisht ndikimin e mutacionit.
Prodhuesit e ilaçeve po përpiqen të provojnë vaksinat e tyre COVID-19 kundër variantit të ri të virusit që po përhapet me shpejtësi në Britani, sfida e fundit në garën e rrezikshme për të frenuar pandeminë.



