Hierarkia brenda bandës se grabitesve, nga “truri” tek “informatori”, si ishin ndarë rolet

Hierarkia brenda bandës se grabitesve, nga “truri” tek “informatori”, si ishin ndarë rolet

Detaje të tjera janë zbuluar për bandën që akuzohet për të paktën tre supergrabitje bankash.

Kështu, gazetari Artan Hoxha ka thënë në “News24” se banda ishte e ndarë në dy grupe.

Ish-­komandot e arrestuar dje bënin pjesë në grupin që kryente grabitjen, së bashku me Admir Muratajn dhe Admir Çerpjen.

Ndërsa, në grupin tjetër bënte pjesë biznesmeni nga Kruja, dy vëllezër nga Tropoja, që janë nipërit e Muratajt, si edhe Xhyliu nga Lushnja, ish-­polic privat.

Ky grup i dytë merrej vetëm me informacionet për bandën. Ata ndihmonin bandën edhe me automjete, logjistikë, informacione për lëvizjen e parave etj. 

HIERARKIA BRENDA BANDËS SË GRABITËSVE “TRURI” I BANDËS

Admir (Jetmir) Çerpja

Admir Nikaj (Murataj) Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin. 

“GRUPI I ZJARRIT”

Ditjon Memlikaj (ish­-Komando) Neim Avdulaj (ish­-Komando) Ernest Kupa

FURNITORË (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)

Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)

INFORMATOR NË TERREN

Fajton Xhyliu 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy