“Lugatë që shponi goma”, tjetër incident te çadra e PD-së ndërsa fliste Berisha

“Lugatë që shponi goma”, tjetër incident te çadra e PD-së ndërsa fliste Berisha

Një tjetër incident është shënuar në çadrën e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Gjatë kohës kur po fliste ish-kryeministri Berisha, një grua ka nisur të shajë me zë të lartë duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke krijuar irritim mes militantëve.

“Malokë të qelbur, rroftë Edi Rama, ikni zhdukuni, lugatë, doni të vini në pushtet me shpuarje gomash”, ka bërtitur gruaja në momentin që po mbante fjalën Berisha, raporton GSH.

Menjëherë kanë ndërhyjë një pjesë e të rinjve protestues duke e shtyrë dhe larguar me forcë gruan nga zona e çadrës. Në këtë moment ka ndërhyrë deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e cila i ka bërtitur të rinjve “mos e godisni është femër” duke ndalur dhunën ndaj saj. Megjithatë, edhe ky moment për pak sa shënoi një tjetër incident, sepse disa militantëve nuk u pëlqeu ndërhyrja e Bregut dhe nisën t’ja tregonin këtë pakënaqësi, vetë deputetes së PD.

Megjithatë, një gjest me dorë i Berishës që në atë moment po fliste dhe ndërhyrja e eksponentëve të tjerë demokratë, solli që situata të qetësohej dhe gruaja të largohej përfundimisht nga çadra e PD-së.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy