Gruaja italiane zgjohet pas 10 muajsh në gjendje kome

Gruaja italiane zgjohet pas 10 muajsh në gjendje kome

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale.

Një grua në Itali është zgjuar nga koma pas 10 muajsh.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gruaja 37-vjeçare e identifikuar si Cristina Rosi ishte shtatë muajshe shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.

Vajza e saj, Caterina u lind përmes operacionit cezarian, ndërsa Rosi mbeti në koma pas dëmtimeve në tru.

Ajo tashmë është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Mamma”, ka treguar burri i saj.

Ne nuk e prisnim, ishte një gëzim vërtetë i madh pas kaq shumë vuajtjesh”, tregon bashkëshorti i saj Gabriele Succi për gazetën La Nazione.

Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill, për të marrë kujdes specifik dhe burri dhe nëna e saj kishin qënë pranë kur ajo ishte zgjuar.

Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy