
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në studion e MCN Live ka koemntuar lidhur me vizitën e Escobar në Tiranë ku u ndal te takimi me Ilir Metën. Ai tha se nuk ka arsye për tu interpretuar ky takim pasi prej 32 vitesh dihet kontributi i madh që Ilir Meta ka dhënë në amrrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Meta ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në detyrat që ka pasur për të thelluar marrëdhëniet me partnerët dhe në proceset integruese.
Se kuptoj arsyen pse duhet të interpretohet kur dihet se Ilir Meta në 30 vite ka dhënë kontributin për forcimin e marrëdhënieve me Amerikën dhe është kontributi i tij në këto vite ka qenë i madh në proceset integruese që nga pjesëtar i PS, me krijimin e LSI së asaj kohe dhe në vijim. Besoj se Meta ka qenë i qartë në marrëdhëniet e tij, korrekt si drejtues i shtetit dhe pse i atakuar nga Rama dhe në presidencë ai i ka fituar të gjitha betejat e ngritura nga qeveria. SHBA-të janë partneri jonë strategjik dhe marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera.
Meta ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në detyrat që ka pasur për të thelluar marrëdhëniet me partnerët dhe proceset integruese. Si mund të pretendohet që kryeministri aktual të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer kur është në një çështje në gjykim atje. Prandaj s’mund ti japim zë zërave të dalë nga zyra e Fugës. Në këtë moment ku ndodhet vendi, Partia e Lirisë ka një synim 14 majin, ky takim i shërben popullit shqiptar dhe ai konfirmon partneritetin e shkëlqyer.



