
Në nisje të sezonit turistik, shteti turkt ka vendosur të lehtësojë masat kundër përhapjes së virusit Covid-19. Nëpërmjet një “Air Albania” njofton kushtet për të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Turqisë.
Nëse jeni vaksinuar me vaksinën anti-Covid 14 ditët e fundit, ose e keni kaluar virusin brenda 6 muajve, mund të udhëtoni drejt Turqisë, pa qenë nevoja për një test PCR.
Personat që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid-in duhet që të bëjnë një test PCR të paktën 72 orë para nisjes, ose të bëjnë testin e shpejtë 48 orë para nisjes.





